Si një Hetim Publik, puna jonë përcaktohet nga Kushtet e Referencës. Nëse pyetja juaj nuk ka lidhje me Kushtet e Referencës të Hetimit, mund të mos merrni një përgjigje.
Ju lutemi vini re se Hetimi nuk është në gjendje të ofrojë mbështetje për individët. Ju lutemi referojuni seksionit përkatës të faqes së internetit të Hetimit, ku do të gjeni udhëzime për burimet e ndihmës dhe mbështetjes që mund të jenë në dispozicion për ju.
Pyetje të Përgjithshme
Nëse dëshironi të na kontaktoni, mund të na dërgoni email në adresën: info@manston.independent-inquiry.uk.
Kutia e postës elektronike të Hetimit monitorohet nga e Hëna në të Premte, ndërmjet orës 09:00 – 17:00.
Përndryshe, mund të na kontaktoni me postë pa pullë, në adresën “FREEPOST MANSTON INQUIRY”.
Hetimi mund të refuzojë të përgjigjet ndaj çdo gjëje që nuk është e papërshtatshme, denigruese ose abuzive.
Ndani përvojën tuaj
Nëse keni qenë të ndaluar në Institucionin e Ndalimit Afat-Shkurtër Manston (“Manston”) ndërmjet datës 1 Qershor 2022 dhe 22 Nëntor 2022 dhe dëshironi t’i tregoni Hetimit në lidhje me përvojat tuaja, atëherë ju lutemi na kontaktoni nëpërmjet postës ose emailit duke përdorur të dhënat e mësipërme.
Ju nuk keni asnjë detyrim të jepni emrin dhe të dhënat tuaja të kontaktit. Megjithatë, të dhëna të tilla mund ta ndihmojnë Hetimin në evidentimin e përvojave tuaja dhe hetimet e tij në vazhdim në përputhje me Kushtet e Referencës. Gjithashtu Hetimi mund të dëshirojë t’ju kontaktojë për të diskutuar mbi informacionin që keni dhënë.
Ju lutemi jepni në korrespondencën tuaj informacionin e mëposhtëm, nëse dëshironi ta bëni këtë:
- Emri
- Kur keni qenë të ndaluar në Manston?
- Ju lutemi mund të na tregoni për përvojat tuaja në Manston?
- Nëse është rasti, si kanë ndikuar ato përvoja ndaj jush?
- A keni përfaqësim ligjor? Në rast se po, ju lutem a mund të na jepni të dhënat e përfaqësuesit tuaj ligjor?
- A ka ndonjë gjë tjetër që dëshironi t’i tregoni Hetimit në lidhje me kohën tuaj në Manston?
- Hetimi mund të ketë dëshirë t’ju kontaktojë për të diskutuar mbi informacionin që keni dhënë. A jeni dakord që Hetimi t’ju kontaktojë ju ose përfaqësuesin tuaj ligjor? Në rast se po, ju lutemi jepni të dhënat e preferuara të kontaktit (numri i telefonit / adresa e email-it/ adresa etj).
Çdo informacion personal që do të na jepni do të ruhet nga Hetimi në përputhje me Njoftimin e Privatësisë të tij, i cili mund të gjendet gjithashtu në faqen tonë të internetit.